Dy vëllezërit u mbytën në liqen/ Babai humb ndjenjat në vendngjarje
I gjithë opinioni u trondit nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme ku dy fëmijë të mitur u mbytën në liqenin e Prushit.
Dy vëllezër, 14 dhe 10 vjeç po laheshin së bashku me shokët e tyre në ujërat e liqenit.
Por fatkeqësisht nuk kanë mundur të dalin dot që aty, duke humbur jetën.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Prindërit e të miturve shkuan në vendngjarje sapo u lajmëruan.
Ndërkohë raportohet se babi i tyre në një moment ka humbur ndjenjat për shkak të tronditjes.
Ka qenë stafi mjekësor i grumbulluar në vendin e ngjarjes, ai që i ka dhënë ndihmën e parë.