Dy persona dhunojnë me shkelma dhe grushta të riun në Vlorë
Lajmifundit
/
28 Shkurt 2021, 13:40
Aktualitet
Tre persona mendohet se janë përplasur fizikisht në një lokal në Vlorë. Dyshohet se dy persona kanë goditur një të tretë i cili po merr mjekim në spital pasi e kanë dhunuar.
Sipas informacioneve të para, i riu është dhunuar me shkelma dhe grushta, nuk janë përdorur mjete të forta.
Personi i plagosur po merr mjekim në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më pas do merret në pyetje në komisariat për të kuptuar si ka nisur konflikti i cili dyshoihet të jetë për motive dhe personat që kanë marrë pjesë në të.