Dy deputetë braktisin Bashën për Rithemelimin, "prapaskenat" e protestës së 20 shkurtit

Aktualitet

Dy deputetë braktisin Bashën për Rithemelimin,

Në datën 20 shkurt në orën 17:30 opozita do të zhvillojë një protestë kombëtare. Ky tubim është thirrur nga grupi i Rithemelimit, të cilit i është bashkuar edhe Gazment Bardhi.

Dalin detaje nga organizimi i kësaj proteste. Ai tha se nga nesër mund të nisin takimet në bazë të Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit, takime që pritet të nisin nga Malësia e Madhe.

Por cilat janë arsyet për të cilat do të mbahet kjo protestë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një broshurë të shpërndarë nga PD, tregohet slogani: Dili zot vetes familjes dhe Shqipërisë.

Ndërkohë që rendin edhe arsyet: Vjedhja e shekullit me sterilizimit, inceneratorët, Porti i Durrësit, vjedhje me punët publike, vjedhje me PPP, vjedhje për luks, Skandali i shekullit Rama-McGonigal, drejtësia e korruptuar, kryeministri i korruptuar akuzat e Ahmetaj, shkatërrimi i drejtësisë, arsimit, pluralizmit, fermerët, pensionistët, studentët e harruar.

Është duke u diskutuar që dy deputete mbështetës të Lulzim Bashës të shkëputen dhe t’i bashkohen grupimit të rithemelimit kjo është duke u diskutuar dhe ka negociata”.

 

ME TE LEXUARAT