Durrës, mashtronin qytetarët përmes “call center-i”, 7 të proceduar

Aktualitet

Durrës, mashtronin qytetarët përmes “call center-i”,

Shtatë persona janë proceduar penalisht në qytetin e Durrësit për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, “Fshehja e të ardhurave”.

Mësohet se procedimi penal ka nisur për Dorjan Nika, 27 vjeç, Olsiana Mucollari, 31 vjeçe, Aleksander Staka, 26 vjeç, Marsida Dauti, 28 vjeçe, Edmond Shehu, 32 vjeç, Iva Jaupi 30 vjeçe dhe Eldrit Papadhima, 22 vjeç.

Dyshohet se të rinjtë e përmendur më sipër, ushtronin veprimtari të kundërligjshme në fushën e mashtrimit kompjuterik, në subjekt privat.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas ABC bëhet fjalë për një “call center”  në të cilën ofroheshin ose shiteshin produkte kozmetike, ndërsa një pjesë e tyre operonin në bursë.

Se fundi nga ana e policise po zhvillohen një numer i larte operacionesh per zbardhjen e mashtrimeve nga kompanite "call centre" kryesisht te te huajve. 

ME TE LEXUARAT