Durrës, gjendet makina e shkrumbuar, zbardhen dyshimet e para

Aktualitet

Durrës, gjendet makina e shkrumbuar, zbardhen dyshimet e para

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen 17 në Durrës, është gjetur një makinë e shkrumbuar.

Sipas asaj që raportohet në media, dyshohet se shkak për djegien e saj të jetë bërë një shkëndijë në pjesën e motorit.

Pronari i makinës është një person pa precedentë të mëparshëm penalë. Policia ndodhet në vendngjarja dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT