Droga 'direkt' me postë/ Prokuroria Tiranë sekuestron dërgesën, në arrest dy te rinj 18- vjecare

Aktualitet

Droga 'direkt'  me postë/ Prokuroria Tiranë sekuestron

NJOFTIM

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë finalizoi me sukses operacionin për sekuestrimin e një sasie lënde narkotike të dërguar nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe me destinacion tregun shqiptar dhe arrestimin në flagrancë për veprën penale “Trafikim i Narkotikëve” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/a/2, i Kodit Penal, të dy personave.

Njësia Hetimore për Narkotiket dhe Trafiqet në Departamentin për Policinë Kriminale, është njoftuar më datë 15.08.2022 nga shërbimet e Postës Shqiptare, Filiali Qendra Tranzite (KOLIPOSTA) me seli ne Vorë, Tiranë, mbi dy pako të dyshimta ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, me dërgues shtetasin A. A., Londër, me adresë marrësi shtetasin Shqiptar A.C., me adresë Durrës dhe pako tjetër me adresë marrësi shtetasin shqiptar A. B., po me adresë Durrës. Nga skanimi i këtyre pakove u konstatuan elementë të dyshimtë me erë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vijim të veprimeve hetimore nën Drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit; si dorëzim i kontrolluar, vëzhgimet dhe gjurmimet në terren, u realizua me sukses operacioni për dorëzimin e kontrolluar dhe arrestimin e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur sekuestrimi i një sasie lënde narkotike dhe në vijim arrestimi në flagrancë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2, i Kodit Penal, i shtetasve:

1. D. Sh.,18-vjec, lindur dhe banues në Tiranë
2. M. V., 18-vjec, lindur dhe banues Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë me datë 17.08.2022, në vendin e quajtur “Rreth Rrotullimi” në Plepa Durrës. Shtetasit D. Sh., iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy pako me peshë 336 gramë lëndë narkotike dyshuar Cannabis Sativa.

Nga hetimet ka rezultuar se këto dy pako kanë ardhur nga Mbretëria e Bashkuar me postë dhe më pas nga Tirana kanë shkuar në Durrës, në filialin e postës në lagjen nr. 13, për tu tërhequr nga personat e interesuar.

Porositësi i kësaj lënde narkotike është shtetasi M.V., me banim në Tiranë, i cili për të tërhequr pakot në Durrës dhe për t’i sjellë në Tiranë, ka dërguar shtetasin D. Sh.

Nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve do të vijojë veprimtaria hetimore për verifikimin nëse ka pasur raste të tjera dhe identifikimin e personave të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm.

Nga ana e prokurorisë, u vijua me kërkesat për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masave të sigurisë arrest me burg ndaj personave të arrestuar për veprën penale të “Trafikim i Narkotikëve”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 283/a/2 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT