Dritan Rexhepi dhe lidhjet e tij me trafikun ndërkombëtar të drogës, detaje të reja nga ‘The Sun’

Aktualitet

Dritan Rexhepi dhe lidhjet e tij me trafikun ndërkombëtar të

Gazeta britanike The Sun ka publikuar një artikull të gjatë lidhur me ekstradimin e Dritan Rexhepit nga Turqia në Shqipëri, duke e quajtur atë “Mbreti i Kokainës”.

Rexhepi, i cili është i kërkuar për vrasjen e dy policëve dhe për dërgimin e drogës në Angli, u kap pas 27 vitesh në arrati.Artikulli thekson se Shqipëria fitoi garën me disa vende, përfshirë Italinë, Anglinë dhe Belgjikën, për të ekstraduar Rexhepin. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, e ka vlerësuar këtë ekstradim si një arritje të madhe, duke theksuar besimin që ka Policia e Shtetit nga partnerët ndërkombëtarë dhe duke dërguar një mesazh të fortë se askush i kërkuar shqiptar nuk është i sigurt, pavarësisht vendndodhjes së tij.

Në artikull, The Sun gjithashtu nënvizon sasinë e drogës që Rexhepi kishte dërguar nga Ekuadori përmes portit të Portsmouth në Angli, por që kurrë nuk arriti të arrijë tek pritësit. Kjo ngjarje çoi në pengmarrjen e Jan Prengës, i cili u vra gjatë transportit të drogës në kompleksin Golden në Shijak.

ME TE LEXUARAT