Drejtonte linjë autobusi, kapet në gjendje të dehur shoferi 57-vjeçar (EMRI)
Një 57-vjeçar i identifikuar si Gazmir Topuzi është arrestuar nga policia e Tiranës pasi drejtonte autobusin e linjës së Laprakës në gjendje të dehur.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë kontrollet me shërbime të shtuara në terren dhe me mjete inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia njofton se po bëhen kontrolle të përditshme, edhe ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Arrestimi i 57-vjeçarit vjen pak kohë pas aksidentit të rëndë të linjës së autobusit të Unazës në mes të Tiranës, ku shkaktoi përplasjen zinxhir të 9 mjeteve të tjera por fatmirësisht nuk pati viktima, vetëm dëme materiale.