Drejt zhdukjes, shtegtimi i barinjve futet në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s

Aktualitet

Drejt zhdukjes, shtegtimi i barinjve futet në listën e

Ndërkohë që numri i bagëtive po bie me shpejtësi në vendin e tonë dhe i barinjve që shtegtojnë gjithashtu, Shqipëria është përfshirë në listën trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila shkruan se një viti pasi në këtë trashëgimi u përfshi xhubleta,

“Një lajm i mirë vjen nga Botswana: Plot një vit pasi xhubleta u pranua nën mbrojtjen e UNESCO-s, Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale votoi përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë #kulturore jomateriale botërore, për të cilën aplikuam në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë. Duke iu bashkuar Italisë, Austrisë dhe Greqisë, që ishin përfshirë në vitin 2019 për këtë këtë dukuri.

 Tradita e shtegtimit të bagëtive, është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari. Le të jetë ky një ogur i mirë edhe për dosjet e tjera që Ministria e Kulturës ka dorëzuar pranë UNESCO-s, përgatitur nga ekspertë të fushës me mbështetjen financiare të partnerit tonë The AADF”, shkruan ministrja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Shqipëri kjo traditë zhvillohet në zonat e thella malore në veri dhe në jug të vendit. Prej muajin maj dhe deri në tetor, kopetë e bagëtive shtegtojnë drejt bjeshkëve me kullosa të pasura, ku qëndrojnë deri në vjeshtë. Tradita, dikur shumë e përhapur nëpër fshatra, rrezikon të zhduket për shkak të lëvizjes masive të banorëve të fshatrave drejt zonave urbane, por edhe për shkak të emigrimit jashtë vendit.

 

ME TE LEXUARAT