Dosje sekrete/ Zbardhet çfarë ka sekuestruar FBI nga kontrolli i pronës së Donald Trump

Aktualitet

Dosje sekrete/ Zbardhet çfarë ka sekuestruar FBI nga kontrolli i

FBI ka sekuestruar dosje të fshehta pas një kontrolli në pronën e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida këtë javë.

Agjentët morën 11 grupe dokumentesh, duke përfshirë disa që ishin të shënuara me mbishkrimin “TS/SCI”, një përcaktim që pohon se materiali brenda në dosje mund të shkaktojë dëme “jashtëzakonisht të rënda” në sigurinë kombëtare të SHBA.

Trump mohoi çdo keqbërje dhe tha se sendet ishin deklasifikuar. Ishte hera e parë që u kontrollua shtëpia e një ish-presidenti në një hetim penal, nga ku u morën 4 dosje me dokumente “Top Secret”, 3 dosje me dokumente “Secret” dhe 3 dosje të tjera me dokumente “Confidential”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Urdhri tregon se agjentët e FBI-së po kërkonin shkelje të mundshme të Aktit të Spiunazhit, i cili e bën të paligjshme mbajtjen ose transmetimin e informacionit potencialisht të rrezikshëm të sigurisë kombëtare.

Heqja e dokumenteve ose materialeve të klasifikuara është e ndaluar me ligj. Trump rriti dënimet për krimin ndërsa ishte në detyrë dhe tani mund të dënohet deri në pesë vjet burg.

Urdhri thekson se vendet e kontrolluara në Mar-a-Lago përfshijnë një zonë të quajtur “zyra 45” dhe dhoma magazinimi, por jo suita private për mysafirë që përdoren nga Trump dhe stafi i tij.

Të premten mbrëma, zyra e Trump lëshoi ??një deklaratë duke pohuar se ai kishte përdorur autoritetin e tij kur ishte president për të deklasifikuar dokumentet.

ME TE LEXUARAT