Qytetari: Nga Londra në New York, shqiptarët kanë mbushur sheshet e botës, Rama pretendon se…
Lajmifundit
/
9 Qershor 2026, 19:33
Aktualitet

Arbër Lleshi shqiptar që jeton në Austri, i është bashkuar protestës në Tiranë, e cila po mbahet prej 10 ditësh në Tiranë.
Shqiptarët janë bërë bashkë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Arbër Lleshi ka akuzuar qeverinë si ndër më të korruptuarën që ka pasur ndonjëherë vendi.
“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë që protestojnë bashkë me ju dhe për ju.
Qeveria më e korruptuar që shqiptarët kanë pasur ndonjëherë. Sot pretendon se ka 800 mijë njerëz që kanë votuar, por 1 mln e gjysmë shqiptarë janë larguar nga vendi”, u shpreh një protestues.


