Do të pastroheshin në Shqipëri, sekuestrohen 350 mijë paund, në pranga 4 persona
Një shumë prej 350 mijë paund, që dyshohet e përfituar nga veprimtari kriminale është sekuestruar nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe. Mësohet se këto para do vinin ‘të pastroheshin’ në vendin tonë.
Lidhur me rastin janë vënë në pranga katër persona që dyshohet se janë të përfshirë në kontrabandën e këtyre parave kriminale.
Lajmi bëhet I ditur nga NCA, e cila përmes njofton se të dyshuarit u arrestuan më 13 prill gjatë një serie kontrollesh të koordinuara që filluan me arrestimin e një shtetasi shqiptar 48-vjeçar në Dover. Përafërsisht 200,000 stërlina para në dorë iu sekuestruan automjetit të tij, i cili dyshohet se ishte rrugës për në Shqipëri.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dy persona të tjerë, të moshës 34 dhe 22 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar u arrestuan në adresat në Tottenham Hale, Londër, dhe rreth 150,000 £ në para të gatshme u sekuestruan në një automjet të dytë.