“Do rrëfej krime të tmerrshme”, Xhixha i Fushë Krujës kërkon statusin "pentito": S’do kishte kaq të vrarë nëse…

Aktualitet

“Do rrëfej krime të tmerrshme”, Xhixha i Fushë

Besian Xhixha, i arrestuar që në qershor të 2021, si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia në Durrës, njeriu i cili konsiderohet gjithashtu si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Nuredin Dumani, këmbëngul që SPAK t’i japë statusin e të penduarit, pasi pretendon se do të rrëfejë krime të tmerrshme të cilat i penduari i drejtësisë i fsheh.

Në një nga seancat e fundit të zhvilluara në gjykatën e Posaçme Kundër korrupsionit e Krimit të Organizuar, për ecurinë e hetimeve për të dyshuarit e operacionit “Plumbi i Artë”, Xhixha e ka ripërsëritur kërkesën për tu marrë në mbrojtje, raporton News24.

Ai ka shkuar edhe më tej, teksa ka deklaruar që nëse, prokuroria do ta kishte marrë dëshminë e tij, nuk do të kishte kaq shumë të vrarë në Fushë Krujë e Fushë Kuqe, mesa duket duke nënkuptuar ekzekutimet mafioze të njerëzve të afërt të Ervis Martinaj dhe zhdukjen pa gjurmë të të shumëkërkuarit të drejtësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Besian Xhixha dhe miku i tij, Enver Diva u arrestuan me urdhër të SPAK më 17 qershor 2021, pasi i penduari i drejtësisë, Klevis Alla i implikonte si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të 2020.

Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela. Plani dështoi pasi Enver Diva u prek nga Covid.

Por pas arrestimit të Nuredin Dumanit, ky i fundit pasi mori statusin e të penduarit e rëndoi situatën penale të Xhixhës, pasi e implikon në krime të tjera të rënda./BW

ME TE LEXUARAT