Djegia e pallatit 10-katësh në Tiranë, policia e raporton në Prokurori si ngjarje aksidentale

Aktualitet

Djegia e pallatit 10-katësh në Tiranë, policia e raporton në

Policia e Tiranës e ka referuar në prokurori si ngjarje aksidentale zjarrin që përfshiu pallatin 10-katësh në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.

Mësohet se policia akoma nuk ka në dorë akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit që është veshur fasada e jashtme e pallatit, e cila rezultoi fatale për përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, ekspertët e zjarrfikëses vijojnë punën për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshimet për shkakun vijojnë të jenë për shkak të një shkëndije elektrike në kondicionerin e banesës në katin e 9.

Dy ditë më parë ndërtuesi i pallatit ka dërguar skelat për të ndërhyrë në pallat, por nuk është lejuar nga banorët dhe policia. Bashkia sot në orën 18:00 ka kërkuar takim me banorët e pallatit për të zgjidhur problemin e strehimit.

ME TE LEXUARAT