Djali i pronarit të "Lajthiza" plagosi me armë dy persona në lokal, arrestohen dy bashkëpunëtorët

Aktualitet

Djali i pronarit të "Lajthiza" plagosi me armë dy persona

Dy shtetasit Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj u arrestuan nga Policia e Tiranës, pas plagosjes së tre personave mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në një lokal në zonën e Rrugës së “Kavajës” nga Edison Elezaj. 

ata akuzohen se ndihmuan Elezajn të fshihte armën.

Më herët Policia njoftoi se ka shpallur në kërkim shtetasin, Edison Elezaj, 32 vjeç, djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i ujit "Lajthiza", pasi gjatë një feste familjare plagosi me armë një vajzë dhe dy vëllezër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia sqaroi se Edison Elezaj aksidentalisht e ka shkrepur dhe plumbi ka gërvishtur dy vëllezërit dhe 36-vjeçaren e ka plagosur në bark.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat:

– u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;

– u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT