Djali i biznesmenit të njohur u nguli thikën dy vëllezërve Hysa në Burrel, sherri nisi për një parakalim

Aktualitet

Djali i biznesmenit të njohur u nguli thikën dy vëllezërve

Gjatë pasdites së djeshme, u regjistrua një sulm me thikë në Burrel, përballë Pallatit të Sportit.

Ardit dhe Kristi Hysa u qëlluan me thikë nga Gerald Buci pas një konflikti me njëri-tjetrin.

Shkak i sherrit mësohet se ka qenë parakalimi i automjeteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas plagosjes, vëllezërit Hysa morën plagë të shumta në trup, ku njëri prej tyre u nis me helikopter dhe tjetri me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Autori i ngjarjes, Geri Buci, është djali i një biznesmeni të njohur në Burrel, pronari i një restoranti, afër qendrës. Buci është shpallur në kërkim nga policia.

ME TE LEXUARAT