Ditë e nxehtë dhe natë tropikale, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si pasojë e ndikimit të rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe Anticiklonit të Azoreve, ditë të nxehta e netë të ngrohta.
Këtë të martë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2 ballë.