Dita Ndërkombëtare e Arsimit/ Nxënësit pushim, aktivistët lajmërojnë protestë

Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e Arsimit/ Nxënësit pushim,

Aktivistet e Qëndresës Qytetare kanë lajmëruar protestë këtë të hënë në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit.

Në formë reagimi ndaj mungesës së ngrohjes në shkolla kanë ftuar qytetarët për të sjellë ngrohëset e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, duke ironizuar dështimin e sistemit arsimor.

“Sot, Ditën Ndërkombëtare të Arsimit ora 10:00 aktivistet e Qëndresës Qytetare në formë reagimi ndaj mungesës së ngrohjes në shkolla kanë ftuar qytetaret për të sjellë ngrohëset e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, duke ironizuar dështimin e sistemit arsimor”, sipas njoftimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk është hera e parë që aktivistët kanë dalë në protesta paqësore, duke e cilësuar të dështuar sistemin arsimor në vend.

Të gjithë nxënësit janë pushim për tre ditë prej temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin tonë.

Gjithashtu njëri prej prindërve të punësuar në administratën publike, nëse kanë fëmijë të mitur është lejuar të qëndrojë në shtëpi, pa marrë ndëshkime ekonomike.

Mbyllja e shkollave të sistemit parauniversitar deri të mërkurën e 26 janarit  ka ndarë prindërit në dy kahe. Disa justifikojnë mbylljen me mungesën e kushteve në shkolla. Ndërsa disa të tjerë shqetësohen se kjo do të krijojë më shumë mangësi te nxënësit!”

“S’ka ngrohje. Më mirë, se mos na sëmuren fëmijët. Që kur nisi pandemia këta s’kanë bërë mësim të rregullt”, tha një prind.

“Jo unë s’jam fare dakord. Pse duhen mbyllur në tiranë kur borë do bjerë në Kukës? S’është normale”, tha një tjetër prind.

Ndryshe nga çdo të ndodh me shkollat, mësohet se kopshtet dhe çerdhet në kryeqytet do të jenë të hapura javën që vjen.

Bashkia Tiranë e cila ka në përgjegjësi institucionet parashkollore na bën me dije se në këto ditë të ftohta kushtet optimale plotësohen për të vijuar procesin normalisht duke garantuar shëndetin e fëmijëve./TCh

ME TE LEXUARAT