Dita e dytë e vaksinimit në Korçë, vijon procesi me bluzat e bardha
Lajmifundit
/
28 Shkurt 2021, 10:43
Aktualitet
Në Korçë sot do të zhvillohet dita e dytë e vaksinimit të punonjësve të spitalit. Kujtojmë se dje mbërritën të paktën 500 doza vaksina, por pjesa më e madhe pritet të bëhet sot.
Në qytetin juglindor, qendra e vaksinimit është ngritur në ish-shtëpinë e oficerëve brenda së cilës ka 7 postacione ku sipas listave të përpiluara bluzat e bardha të qarkut do të vaksinohen me radhë. Aktualisht një numër i konsiderueshëm prej tyre po presin në radhë për të marrë dozën e vaksinës.