Dilte në lagje me kallashnikov, e pëson keq kurbinasi
Kurbin/Lëvizte me armë zjarri kallashnikov në rrugicat e lagjes ku banonte, duke krijuar panik te banorët, Policia ndërhyn në kohë duke vënë në pranga shtetasin që qarkullonte me armë.
Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me fishekë në të. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së denoncimit për një shtetas që lëvizte i armatosur me armë zjarri, në lagjen ku banonte, duke krijuar panik te banorët, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Fqinji”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. M., banues në Milot, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugicën e lagjes ku banonte, teksa mbante me vete, një armë zjarri kallashnikov me krehër me 24 fishekë në të.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Shtetasi K. M., sapo ka parë punonjësit e Policisë, e ka hedhur armën, me qëllim fshehjen e saj.
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov dhe municionit luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.