Diell deri nesër, të dielën nisin bora dhe shiu: Zonat që preken

Aktualitet

Diell deri nesër, të dielën nisin bora dhe shiu: Zonat që

Edhe pse me temperatura relativisht të ulëta, dita e sotme dhe e nesërme do të jënë me mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Mësohet se temperaturat do të variojnë nga 2 gradë gjatë natës në zonat malore në 13 gradë Celsius në jug të vendit, ndërsa kryeqyteti do të variojë nga 4 në 11 gradë Celsius.

Ky mot do të zgjasë deri pasditen e së shtunës, pasi të dielën i gjithë vendi do të pushtohet nga reshjet e shiut, ndërsa pjesa veri-lindore dhe jug-lindore do të përballet me reshje dëborë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Parashikohet që reshjet e dëborës të hasen në Bajram Curri, Fushë Arrëz, Bulqizë, Peshkopi, Pogradec, Korçë dhe Ersekë, gjë e cila do të shoqërohet sigurisht edhe më rënie të ndjeshme të temperaturave.

ME TE LEXUARAT