Dhunoi për vdekje gruan, i moshuari në Përmet pëson infarkt, pak kohë më parë kishin humbur dhe vajzën

Aktualitet

Dhunoi për vdekje gruan, i moshuari në Përmet pëson infarkt,

Një krim i rëndë në familje trondit dje Përmetin, ku një i moshuar dhunoi për vdekje gruan e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Pëllumbarë. Gjithçka u zbulua nga shërbyesja e dy të moshuarve, e cila kur shkoi në banesë gjeti të pajetë të moshuarën me inicialet A.P.  82-vjeçari me inicialet L.P., kishte kohë që ushtronte dhunë ndaj gruas së tij, ndërkohë që dy vitet e fundit ishte bërë edhe më agresiv, pasi iu kishte humbur jetën vajza e tyre.

Ndërkohë, pas shoqërimit të të moshuarit në polici, ai nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas në Tiranë, ndërkohë që ka pësuar infarkt. Aktualisht nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, ndërsa duhet të japë llogari për vrasjen e gruas së tij, që dyshohet se e goditi disa herë me shkop druri.

 

ME TE LEXUARAT