Detajet/ U dhunua nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj

Aktualitet

Detajet/ U dhunua nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa

Një 29 vjeçare në Vlorë përfundoi në spital pasi u dhunua nga tre burra të cilët presupozohet të ishin më të rëndësishmit e jetës së saj por në fakt rezultuan të ishin dhunuesit e saj,0aq sa ti rrezikonin jetën. Ajo u dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj. Ngjarja ndodhi në banesën e saj ku jetonte së bashku me prindërit.

Top Channel mëson se shkak për ngjarjen ishte refuzimi i saj për të nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin Armandi Janka me të cilin familja e kishte fejuar pa pëlqimin e saj. Rezistenca e saj solli jo vetëm dhunën nga i fejuari por dhe nga babai i saj Astrit Barjami dhe vëllai Erlind Barjami

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen ndërhynë dhe parandaluan përshkallëzimin e dhunës. 3 burrat u vunë në pranga ndërsa vajza ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kontrollit në banesën ku ndodhi ngjarja, policia sekuestroi një armë gjahu dhe municion luftarak që i përkiste babait të vajzës, Astrit Barjami.

Një episod tjetër dhune në familje u regjistrua në Klos ku për një motiv të çastit u konfliktuan dy vëllezër në fshatin Gurë e Vogël. Në pranga ra 38-vjeçari Rufat Tusha në banesën e të cilit policia sekuestroi një pistoletë pa leje.

ME TE LEXUARAT