Detajet nga arrestimi i Ballist Morinës në Kukës, ja arsyeja e ndalimit. Reagon policia

Aktualitet

Detajet nga arrestimi i Ballist Morinës në Kukës, ja arsyeja e

Detaje të reja nga arrestimi i supertifozit të Kombëtares shqiptare Ballist Morina.  Morina është arrestuar
nga policia e Kukësit paraditen e sotme në qytetin e Kukësit.

Të njëjtat burime thonë se ndaj Ismail Morinës kishte urdhër arresti, pasi kishte edhe 5 muaj burg pa shlyer për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi nga Policia Kukës

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin Ismail Morinaj, 40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës. Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës.

ME TE LEXUARAT