Detajet, infermierja dhe kryeinfermierja e azilit tentuan të fshehin vrasjen e të moshurit
Nazime Mulla dhe Glesantina Saraç, infermiere dhe kryeinfermiere në azilin ku u vra i moshuari, Virxhil Vesho, janë arrestuar nga policia e Tiranës.
Sipas informacioneve nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se të dyja ato, pasi i moshuari mbeti i vdekur nga goditjet me shkopin e hekurit nga shoku i dhomës, Zyhdi Shehi, e kanë nxjerrë trupin dhe kanë pastruar gjakun, e më pas kanë njoftuar një agjenci funerale.
Ato kanë deklaruar se i moshuari humbi jetën pasi u rrëzua. Por pas këqyrjes së trupit të viktimës, agjencia funerale e ka kthyer trupin pas, pasi dyshonin se shenjat nuk ishin nga rrëzimi, por shenja të tjera dhune.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Policia deklaron se i moshuari është qëlluar në gjumë me bastun. Infermieret vazhdojnë të këmbëngulin se u ishte krijuar ideja që i ndjeri ishte rrëzuar.