Detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë, ishte në hetim për pastrim parash

Aktualitet

Detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë, ishte

TIRANË
Behar Sofia konsiderohej si njëshi i trafikut të heroinës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë.

Mësohet se Sofia me origjinë nga Berati, pronar i disa bizneseve në kryeqytet, është arrestuar në vitin 1998 në Turqi për trafik heroine. Pista kryesore ku po heton policia është ajo e larjes së hesapeve.


“Konsiderohet si një nga njerëzit e afër të Abdulselam Turgut, i arrestuar në Shqipëri për trafik heroine.
Autoritetet shqiptare e shpallën Abdulselam Turgut një vit më parë në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një celule terroriste që do sulmonte muxhahedinët në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Ka dhe pista të tjera ku po heton Policia e Shtetit për vrasjen e 65-vjeçarit, i cili ishte duke u verifikuar për pastrim parash për shkak të të kaluarës dhe disa bizneseve në Zvicër. Behar Sofia rezulton i skeduar për trafik. Pista kryesore e hetimeve është larja e hesapeve për trafikun e heroinës.

Konsiderohej si një ndër krerët e grupit këtu në Shqipëri. Sa i përket organizatës kriminale, anëtarët ishin shtetas turq”, tha ajo.
Sipas gazetares Lala, autorët i kanë pasur të detajuara dhe kanë qenë të informuar për lëvizjet e 65-vjeçarit Sofia. “Ai kishte disa biznese në fushën e ndërtimit, disa markete dhe biznese të tjera që po kalonin në sitën e SPAK”.


Disa herë bizneseve të tij në Tiranë i është vënë lëndë eksplozive.

ME TE LEXUARAT