Zbardhen kamerat e sigurisë, vrasësi i Behar Sofisë u largua nga vendi i atentatit me biçikletë

Aktualitet

Zbardhen kamerat e sigurisë, vrasësi i Behar Sofisë u largua nga

Vrasësi i 66-vjecarit Behar Sofia ka ikur me biçikletë nga vendi i ngjarjes.

Grupi i hetimit ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë nga të cilatë shtë zbardhur fakti se pas ekzekutimit pranë ETC, vrasësi i Behar Sofisë ka ecur në këmbë drejt bulevardit dhe pranë kullave binjake ka marrë një biçikletë që mesa duket e kishte lënë më parë aty.

Më pas ai ka lëvizur në boulevard drejt Universitetit Politeknik për të humbur gjurmët në largim drejt zonës së Liqenit Artificial në Tiranë.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, autori i krimit duket se ka qenë i maskuar me një kapele dhe në fytyrë mbante maskën anti-COVID, mesa duket jo vetëm për tu mbrojtur nga virusi, por edhe për të shmangur ndonjë ndalim të papritur nga ana e policisë./lajmifundit.al 

ME TE LEXUARAT