Detaje nga shpërthimi/ Tritoli, në shtëpinë e autorit të vrasjes së Halil Kokës
Policia ka nxjerrë detajet e para nga shpërthimi i lëndës plasëse në një banesë në Durrës.
Blutë bëjnë me dije se tritoli është vendosur në banesën e shtetasit I. K., i cili akuzohet si autor i vrasjes së Halil Kokës.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit.
Shpërthim i fuqishëm në një banesë
“Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.