Dëshmitë e Nuredin Dumanit kanë acaruar vrasësit e Niklës, gazetarin zbulon arsyen, ja pse

Aktualitet

Dëshmitë e Nuredin Dumanit kanë acaruar vrasësit e

Artan Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se ka dy periudha të rritjes së kriminalitetit, në kohën e festave të fundvitit dhe gjatë pushimeve verore.

Hoxha tha se gjatë verës kriminelët e humbin vigjilencën dhe kundërshtari arrihet më lehtë.

“Me statistika ka dy periudha të rritjes së kriminalitetit, gjatë pushimeve të verës dhe fundvitit se rritet lëvizja vijnë emigrantë dhe kriminelët e humbin vigjilencën. Në plazh nuk do qëndrojnë në blind. Në këtë periudhë trefishohet numri i hyrje daljeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse vjen njëri që ka problem do vijë edhe kundërshtari. Në korrik-gusht ka intensitet, sepse kundërshtari arrihet më lehtë. Policia e ka më të vështirë t’i gjurmojë në zona të tilla. Ndryshimi i tyre është tek fuqia monetare.

Ne çojmë policë që nuk i del rroga të gjurmojë atë që pi shampanjë. Policët mbajnë një jelek blu sintetik, ngordhin nga vapa.

Policët e bashkisë i pashë me uniforma të reja me pantallona të shkurtra me biçikleta, ata të rendit i kanë vdekur”.

Hoxha tha se Dumani ka mbajtur shënime dhe është në gjendje të zhvendosë ngjarjet dhe kjo i bën ngjarjet e besueshme. Më tej Hoxha tha se me të dhënat dhe shifrat që dha Dumani na çon në mendimin te vrasjet i porosisin dy kategori.

“Dumani ka mbajtur shënime të mira, është në gjendje të zhvendosë ngjarjet. Ka marrë një ngjarje dhe po e bën të besueshme.

Dumani për mua na dha një shikim nga brenda të asaj që flasim, na solli një skaner, një mënyrë si funksionon. Ai ka bërë një shërbim opinionit publik se duke përmendur shumë emra një pjesë e mirë janë zhdukur, kanë marrë masa, janë në pritje.

Dumani ka treguar shifra për pazaret vrasjes. Këta të Niklës janë acaruar se këta të vrisnin për hiç gjë. Nga ana tjetër na shpjegoi se shifrat e larta.

Dy mundësi ka ose këta të kokainës, ose këta të korrupsionit këta me kostum Kashmiri vetëm këta mund të paguajnë, ai ka treguar që po është paguar kaq shumë, ka treguar si i ka ikur policisë, e ka bërë vrasjen të duket kaq e thjesht.

Gjëja e parë që më shkoi në mendje është sa të rrezikuar qenkemi”.

ME TE LEXUARAT