Dëshmitarë Braçe dhe ambasadori zviceran, si u martuan fshehtas Meta me Kryemadhin
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi pas më shumë se 25 vite të martuar, çifti do të divorcohet, dhe idhte Presidenti i PL-së që mbrëmë konfirmoi se ishte në procedura divorci me deputetin.
Po kur u martua Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi?
Ata i thanë njëri-tjetrit ‘Po’, në tetor të vitit 1998 në zyrën e gjendjes civile në bashkinë e Tiranës, të drejtuar në atë kohë nga demokrati Albert Brojka.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në atë kohë, Meta ish zv.kryeministër i qeverisë socialiste të Pandeli Majkos, ndërsa Kryemadhi ishte kryetare e FRESSH.
Në ceremoninë në gjendjen civile, të pranishëm ishin edhe deputeti Erion Braçe, këshilltari i Metës, Mustafa Muçi dhe ambasadori zviceran në atë kohë në Shqipëri.