Arrestohet e dashura e Laert Haxhiut, Klea Gjata, dëshmia e të penduarit fundosi grupin
Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut, eshte mes personave te arrestuar ne aksionin e fundit te policise qe ka zbuluar autoret e disa vrasjeve.
Artan alias Marjus Tafani, një nga ushtarët e bandës së Laert Haxhiut në Lushnjë, ka rënë në prangat e policisë kriminale, duke u kthyer më pas në bashkëpuntorin e prokurorisë së Elbasanit.
Ndalimi i tij është realizuar në Tiranë nga një skuadër operacionale në Policinë e kryeqytetit, e cila kishte disa kohë që kishte lokalizuar vendodhjen ku fshihej Tafani.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërsa mes personave të arrestuar për vrasje “Ora” tv mëson se është dhe Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut të akuzuar për disa vrasje. Ndërsa Haxhiu është shpallur në kërkim, veç dy masave të tjera të sigurimit me “arrest në burg” për ekzekutimin e Besnik Hidës dhe Jurgen Hoxhës e Zamir Latifit.
Mes personave të arrestuar janë dhe anëtarë të familjes Xhahysa në Peqin. Pritet që kjo dosje e rregjistruar në Elbasan për “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ti kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK.
Ndërsa Haxhiu ndodhet mes një përballje me drejtësinë Greke, për miratimin e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë ose jo, ku fillimisht duhet të vuajë një dënim me 18 vjet heqje lirie.
Për herë të parë emri i Tafanit, mori përmasa publike në grabitjen e 30 mijë eurove tek një pikë “Tele.Co” (Exchange) në zonën e “Astirit” në Tiranë. Ngjarje për të cilën ai në muajin qershor 2023 u shpall në kërkim. Kurse bashkëpuntor në grabitjen me armë në zonën e “Astirit”, Tafani kishte të arrestuarin, Enio Meçaj.
Ndërsa më parë Tafani ka qënë i dënuar nga gjykata e Lushnjës për “vjedhje me dhunë”.
Por pavarësisht se në kartotekën kriminale Tafani kishte mjaft informacion për vjedhje dhe grabitje me armë, përveç dyshimeve policore,emri i tij nuk ishte loguar në ndonjë vrasje në vend.
Një provë e vetme biologjike, e fiksuar brenda një automjeti në ambjentet e një garazhi në “Astir” që posedohej nga e dashura e Laert Haxhiut, Klea Gjata, ka futur Artan Tafanin në listën e personave ekzekutorë me pagesë.
Gjurmët biologjike, si profile dierse, grimca pështyme dhe gjurmë gishti u zbuluan në makinën e gjetur në ambjentet e një garazhi, ku Tafani, ka lënë biçikletën dhe rrobat e trupit, që përdori në grabitjen e 30 mijë eurove të pikës së “Tele.Co”, biznes ky që është në pronësi të Shezai Çobo nga Fieri.
Këto gjurmë biologjike janë analizuar në laboratorin e Policisë Shkencore, duke zbuluan një profil gjenetik human mashkulli. Ky profil gjenetik ADN është krahasuar me disa profile ADN-je të fiksuara në ngjarje të ndryshme kriminale.
Dhe rezultati i konkluzjonit përfundimtar i krahasimit, ka dalë se profile i ADN-së i fiksuar në Tiranë ishte i njëjtë me profilin e ADN-të fiksuar në një provë në ngjarjen kriminale të ndodhur në 27 dhjetor 2021, në fshatin Gjoçaj ku mbeti i vrarë Albi Bashaliu.
ADN-ja e Artan Tafanit është fiksuar në një filtër cigare (SLIMS), e gjetur brenda makinës që grupi i vrasësve lanë në vëndgjarje. Kjo pasi pas kryerjes së vrasjes të Bashaliut në qëndër të fshatit, autorëve nuk po i ndizej makina dhe në këto kushte ata kanë braktisur mjetin e tyre duke u larguar me makinën e viktimës.
Por brenda në mjetin e braktisur policia dhe prokuroria e Elbasanit gjetën filtrin e cigares, ku dhe u zbulua profili i ADN-së, që solli më pas identifikimin e njërit per autorëve pjesëmarës në këtë vrasje, Artan Tafani.
Tafani, u lokalizua në Tiranë dhe u arrestua nga policia operacionale tre ditë më parë. Për tre ditë me rradhë, ai është njohur me faktet dhe akuzat që kishte ngritur prokuroria e Elbasanit, si njëri nga vrasësit e Albi Bashaliut.
Të arrestuarit i është hedhur në tavolinë oferta e bashkëpunimit me prokurorinë, i cili ka pranuar të japë shpjegime për të gjitha krimet që di, në këmbim të garancisë së mbrojtjes fizike të tij dhe familjarëve por edhe një dënimi sa më të butë.
Ai ka pranuar pjesëmarjen në vrasjen e Bashaliut, duke treguar se këtë krim e ka orkestruar Laert Haxhiu, me financimin e familjes së Ylber Xhahysës, me qëllim hakmarjen për vrasjen e Ylberit nga Leonard Bashaliu, në vitin 2021.
Në këtë episod kriminal, Tafani ka treguar të gjithë dëninamikën e vrasjes, përgatitjen, sigurimin e armëve, momentin e vrasjes e deri tek largimi, duke djegur makinën në Kavajë.
Gjithashtu një tjetër vrasje të pazbardhur nga policia dhe të treguar nga i penduari, është ajo e Elton Mermalit alias Alban Semaku me nofkën “Kinezi”, i cili u gjend i vrarë mes pirgut të mbeturinave buzë lumit Shkumbin në Peqin.
“Kinezi” kishte marrë pjesë në një atentat në vitin 1998, ku mbetën të vrarë Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe, dy njerës të afërm të Laert Haxhiut.
Ngjarja e rëndë është rregjistruar në muajin Tetor 2021, periudhë kur Semaku kishte vetëm pkohë që kishte dalë nga burgu i Peqinit.
Prezenca e tij në qytet, ishte kthyer në shqetësim për Laert Haxhiun dhe grupin e tij, duke vendosur ta ekzekutojnë ushtarin e fundit të mbetur në Lushnjë të kapobandës, Aldo Bare.
Tafani ka treguar se në këtë vrasje ka marë pjesë Laert Haxhiu dhe persona të tjerë. Fillimisht Semaku është rrëmbyer në qytetin e Lushnjës dhe më pas është vrarë duke u hedhur në zonën e Peqinit, buzë Lumit Shkumbin.
Për këtë ngjarje kriminale, prokuroria e Elbasanit ka lëshuar disa urdhër-arreste.
I penduari ka treguar se grupi drejtohej nga Laert Haxhiu, i cili merte punën dhe më pas ia transferonte detyrën anëtarëve për të kryer vrasjen me pagesë.
Në këtë grup janë dhe disa persona nga Pogradeci, ku disa janë arrestuar në Korçë dhe dy të tjerë janë arrestuar die nga policia e Elbasanit.
Hija e këtij grupi kriminal dhe Laert Haxhiut, qëndron edhe pas vrasjes, së Gerti Lala me nofkën “Iriqi” dhe Enver Boriçit.
Në rëfimin e tij i penduari ka treguar se grupi i drejtuar nga Laert Haxhiu, ka kryer dhe dy vrasje të tjera me pagesë në Greqi.
Ndërsa hija e anëtarëve të këtij grupi kriminal shfaqet dhe tek një vrasje në Korçë, të ndodhur në 18 qershor 2021 ku u vra me sende të forta dhe më pas u hodh në rezervuarin e Gjançit, Fridman Xhaferaj.
Në 2021 prokuroria e Korçës, arrestoi Lulzim Spahija me nofkën “Arapi” dhe miku i tij Kristi Bixheku, si personat kryesorë të dyshuar të vrasjes së Fridman Xhaferaj.
Viktima që prej 26 Majit 2021, ishte në kërkim nga policia e Lushnjes për shkatërrim prone dhe largim nga vendi i qëndrimit të caktuar nga gjykata.
Nga hetimet ka rezultuar se edhe i arrestuari Lulzim Spahija, ishte në kërkim prej 21 Majit, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Gjithashtu i penduari Artan Tafani dyshohet se ka folur edhe për një vrasje të ndodhur në qershor 2021 në Tepelenë, ku mbeti i vrarë Çajup Selimi, krim ky i pazbardhur nga prokuroria e Gjirokastrës.
/ora