Dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares fundos pesë të rinjtë, u shtohet një tjetër akuzë për ngjarjen në Astir
5 personave të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen në Astir, Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Ogert Alia, Arnold Jaho dhe Anduel Alia, u është shtuar akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Kjo akuzë vjen pas dëshmive të reja të shoqeve të 21-vjeçares Sajma Q., të cilat, në një deklaratë të përsëritur për Policinë e Tiranës, pranuan se kishin shkuar me dëshirë në banesë pas ftesës së shoqes së tyre, për të kaluar kohë me të rinjtë dhe për të konsumuar kokainë.
Në bazë të këtyre dëshmive, bëhet me dije se pesë të rinjtë, tashmë të shpallur në kërkim, po përballen me një akuzë të re, atë të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Gjithashtu, ata akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe heqje të paligjshme të lirisë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.