Dërgoi makinën për ta lyer/ Pronarët e servisit dalin xhiro dhe tentojnë ta shtypin

Aktualitet

Dërgoi makinën për ta lyer/ Pronarët e servisit dalin xhiro

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Shtetasi E. A. kishte çuar automjetin e tij, në subjektin e dy vëllezërve, për ta lyer. Vëllezërit nuk e kishin lyer automjetin, por lëviznin me të, në qytet.

Në Shkozet, në rrugën që të çon te kualidimi, shtetasi E. A. ka konstatuar 2 vëllezërit që lëviznin me makinën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai i ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit.

Më pas, ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar.

Pronari i mjetit nuk ka pësuar dëmtime fizike, por ka njoftuar menjëherë Policinë, për ngjarjen e ndodhur.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 vëllezërve dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë.

Konkretishtu arrestuan 27-vjeçari D. C. dhe 20 vjeçari E. C., të dy banues në fshatin Fermë Sukth, pronar të një subjekti për lyerje automjetesh.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT