Deportuan shqiptaren e sëmurë/ Ministri gjerman pendohet për vendimin: Ishte gabim
Një vajzë 16-vjeçare që vuante nga fibroza cistike dhe jetonte me familjen e saj në Gjermani që nga viti 2019. Familja u deportua në Shqipëri më 15 shtator të këtij viti, pavarësisht sëmundjes serioze të vajzës.
Por duket se lidhur me largimin e tyre është bërë një gabim pasi Ministria e Brendshme ka urdhëruar që familja të kthehet mbrapsht në Gjermani, raportojnë mediat gjermane.
"Një i mitur që u dëbua gabimisht në Shqipëri nga Saksonia Qendrore dhe familja e tyre mund të kthehen në Gjermani. Shqyrtimi ligjor i çështjes ende nuk ka përfunduar.", informoi të premten ministri i Brendshëm Armin Schuster.
Këshilli i Refugjatëve e kishte kritikuar ashpër më parë dëbimin. Sipas tyre, 16-vjeçarja vuan nga fibroza cistike, një sëmundje e lindur metabolike dhe është në varësi të kujdesit të vazhdueshëm mjekësor. Megjithatë, ajo dhe familja e saj u deportuan në Shqipëri. Aty i morën mjekimet, kështu që shëndeti i saj u përkeqësua. Këshilli i Refugjatëve foli për një “mospërfillje të madhe etike për situatën shëndetësore të një të mituri të sëmurë rëndë”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kjo është arsyeja pse ministria urdhëroi që familja të kthehej në Saksoni. "Ne na vjen keq për këtë gabim dhe shpresojmë që familja do të vendoset shpejt dhe se ngjarjet e fundit do të trajtohen së shpejti," shpjegoi ministri. Trajtimi në spitalin universitar të Dresdenit do jetë i mundur të rifillojë sërish tashmë për 16-vjeçaren shqiptare.