Gjykata lë në burg 25-vjeçarin në Fier, qëlloi për vdekje babanë e tij

Aktualitet

Gjykata lë në burg 25-vjeçarin në Fier, qëlloi

Gjykata e Fierit lë në burg 25-vjeçarin që qëlloi për vdekje me shkop babain e tij. Erdis Rrapaj, i akuzuar për vrasjen e babait të tij 2 ditë më parë në Fier, u përball me gjykatën ditën e sotme. Kujtojmë se mesditën e së premtes, 25-vjeçari qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rapi, 52 vjeç. Dëshmitarët treguan se në fillim babë e bir po debatonin, duke arritur më pas në ngjarjen që shkaktoi vdekjen e 52-vjeçarit.

Të afërmit e e tyrë kanë treguar se babë e bir vuanin nga shëndeti mendor,  ndërsa kanë mbetur të shokuar nga ngjarja. Ata treguan gjithashtu se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe se nuk kishin mundësi të kuroheshin.

ME TE LEXUARAT