Del nga burgu Lefter Koka, shtrohet në spital pas arrestimit për incineratorët

Aktualitet

Del nga burgu Lefter Koka, shtrohet në spital pas arrestimit për

Pak kohe pas arrestimit nga SPAK, eshtë shtruar në spitalin e Burgjeve ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Koka ka shfaqur probleme shëndetësore dhe për këtë arsye është dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e Burgjeve.

Sipas burimeve për media, Koka është shtruar në spital pasi ka shfaqur probleme me zemrën dhe çrregullime të sistemit kardiak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se ai është transferuar ditën e djeshme në spitalin e Burgjeve, ndërsa nuk ka informacione rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Lefter Koka është arrestuar nga SPAK për aferën e inceneratorëve që është denoncuar nga PD dhe LSI.

Ish-ministrin rëndojnë akuzat për veprat penale:“Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

ME TE LEXUARAT