Degradon sherri mes 2 familjeve në Pukë/ 4 persona përfundojnë në spital

Aktualitet

Degradon sherri mes 2 familjeve në Pukë/ 4 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjegjan të Pukës.

Dy familje janë konfliktuar me njëra-tjetrën.

Sherri ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse mes të cilave raportohet se ka pasur dhe këmesë.


Të plagosur raportohet se kanë mbetur 4 persona, të cilët ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku I konfliktit mes dy familjeve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT