Debat në Komisioni i Ligjeve për “5 Majin”, nuk vendoset në rend dite kërkesa e PD

Aktualitet

Debat në Komisioni i Ligjeve për “5 Majin”, nuk vendoset

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Ligjeve.

Deputetët e PD akuzuan kryetaren Klotilda Bushka se nuk ka pranuar kërkesë ne tyre për seancë dëgjimore për çështjen e shembjeve të banesave të “5 Maji” në Tiranë.

Pjesë nga debati:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazment Bardhi: Na thatë atë pasdite që do merrnit informacion kemi të drejtën tonë për të kërkuar dhe realizuar një seancë dëgjimore. Na e njeh këtë të drejtë rregullorja e Kuvendit.

Klotilda Bushka: Do të futet në kalendarin e punimeve të komisionit. Unë do ta respektoj rregulloren. Për mua urgjenca e kësaj çështje është njësoj si ajo që kemi për të tjerat. Nuk ka diskriminim. Edhe informacionin që ju kam dhënë është i tillë nuk është në formën e kërkuar nga ligji për efekt të urgjencës. Do të bëheni me dije pas mbledhjes së kryesisë në vijim të kërkesës suaj. Të vijojmë me rendin e ditës.

Dashnor Sula: Kërkoj ta lini në datën 14 shkurt. Është për të ardhur keq që të recitojmë nenet e rregullores për një çështje që është aq sensitive. Më vjen keq që arrijmë në këto nivele. Do të thoja që të enjten që kemi bërë një propozim këtu për ngjarjen që po ndodhte në 5 Maj, s’ka asgjë të keqe që ne të marrin informacion nga bashkia. Ka problematikë, ka pretendime, por në fund të fundit ne si komision, jemi edhe komision i të drejtave të njeriut që në çastin më të parë ne të mblidheshim. Ju e keni thënë që për nevoja emergjente qeveria ka nxjerrë 36 akte qeveria. Atje po shembet po bëhet nami, po na akuzoni se kemi interesa atje, ti dëgjojmë kush janë këto firma. Po hyjmë në këtë lloj debati është e turpshme.


Klotilda Bushka: Nuk ngeli urgjenca sot pas 6 muaj. Për mua kanë të njëjtën rëndësi të gjitha çëshjtet që ka komisioni. Këtë debat do ta trajtojmë në mbledhjen e kryesisë së Komisionit menjëherë pas kësaj mbledhje.

Dhurata Çupi: Të jeni seriozë me këtë kërkesë sepse nuk e kemi për show, por është një hall i madh. unë besoj që sot të vendosim sa më shpejt, të thirrurit në dëgjesë publike janë në Tiranë. Mund t’i thërrasim që sot pasdite. Axhendat e tjera shtyhen.

ME TE LEXUARAT