Dallgë deri 3 metra, moti i keq “paralizon” lundrimin e anijeve
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë me dije se, gjatë orëve në vijim e për tre ditë me radhë pritet një përkeqësim i ndjeshëm i kushteve të motit, çka do të sjellë vështirësi të shumta në lundrimin e mjeteve detare.
Sipas njoftimit të publikuar këtë të enjte, përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 30-01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 ne drejtimin jug-jug-lindje deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.
Për këtë arsye njofton dhe u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit që kenë në konsideratë parashikimin e motit dhe të marrin masat përkatëse për parandalimin e çdo situate të mundshme që mund të krijohet.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 30-01-02.12.2023.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 30-01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.
NJOFTOHEN DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE ME QËLLIM PARANDALIMIN E SITUATAVE DHE INCIDENTEVE DETARE GJATË DATAVE 30-01-02.12.2023.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën e Vlorë-Brindisi-Vlorë diten e sotme do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Neser do te pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Anija e linjes Durres-Ankona -Durres do operoje normalisht.
Anijet e linjes Durres -Bari -Durres diten e sotme do te operojne normalisht. Diten e neserme do te pezullohen ne te dyja drejtimet.
Anijet e linjes Sarande-Korfuz-Sarande operojne normalisht.
Per cdo ndryshim te mundshem do te njoftojme.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 02.12.2023.”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare.