Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Rinas, ambulanca dhe Golf 5 të bërë copash

Aktualitet

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Rinas, ambulanca dhe Golf 5

Një paciente 42-vjeçare e cila ishte nisur për në spitalin e Tiranës humbi jetën brenda ambulancës së spitalit të Krujës mbrëmjen e 27 nëntorit.

Këto janë pamjet e para që vijnë nga vendi i aksidentit, publikuar nga Joq, ku shihet ambulanca dhe makina që duket se janë përplasur fort me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Rinasit” dhe policia tha se në gjendje kritike për jetën ndodhet infermieri i ambulancës. Si pasojë e aksidentit, janë të plagosur edhe tre persona të tjerë.



 

ME TE LEXUARAT