Dalin pamjet brenda lokalit, si nisi sherri mes shqiptarëve dhe grekut që përfundojnë në tragjedi (VIDEO)

Aktualitet

Dalin pamjet brenda lokalit, si nisi sherri mes shqiptarëve dhe grekut

Janë publikuar pamjet brenda lokalit ku nisi sherri mes një grupi shqiptarësh dhe 42-vjeçarit grek Dimitris Kordas, i cili mbeti i vdekur pas dhunës së ushtruar ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Rafinjas në lokalin e natës, “Sante Rock Bar”.

Në pamjet e transmetuara nga Protothema shihet se si nisi zënka në lokal, dhe më pas gjithçka rezultoi fatale për Dimitris Kordas. Në pamjet nga brenda lokalit shihet se dy autorët e dyshuar dalin nga tualeti dhe më pas nisin sherrin me viktimën.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ky i fundit shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët po ashtu e shtyjnë mbrapsht. Ndonëse pronari i lokalit dhe punonjësja ndërhynë, sherri u agravua, duke bërë që jashtë lokalit 42-vjeçari grek të vritej.

https://www.cdnimpuls.com/video/62bf39db6cab2.mp4

Lidhur me këtë ngjarje janë pas hekurave dy 24-vjeçarë shqiptarë, teksa bashkëpunëtorët e tyre janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit kanë rrëfyer se viktima kur është kthyer, i ka parë me një vështrim të egër dhe në atë moment ata kanë vendosur ta sulmojnë.

ME TE LEXUARAT