Dalin detaje nga vrasja në Shkodër, 33-vjeçari u gjet i pajetë jashtë makinës nga familjarët
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme (21 shtator) qytetin e Shkodrës, pasi një 33-vjeçar u vra me armë zjarri.
Mësohet se viktima Valter Fierza u gjet i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij nga familjarët, të cilët më pas njoftuan edhe policinë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Hot i Ri, pranë kishës në këtë zonë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sakaq, policia ka rrethuar zonën dhe po vijon kërkimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Njoftim:
Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.