COVID i mori jetën 22-vjeçares, Universiteti i Tiranës: Lajm i hidhur, u prenë në mes ëndrrat e saj

Aktualitet

COVID i mori jetën 22-vjeçares, Universiteti i Tiranës: Lajm i

Universiteti i Tiranës ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të 22-vjeçares Euxhena Jorgji për shkak të COVID-19. Në postimin e bërë në faqen zyrtare, UT shkruan se Jorgji kishte përfunduar studimet bachelor në degën e Financës me rezultate të larta dhe largimi i parakohshëm nga jeta i ndërpreu në mes ëndrrat e saj.

Ai i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve për këtë humbje të madhe.

“Sot morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të studentes tonë Euxhena Jorgji. Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Largimi i parakohshëm nga jeta për shkak të Covid-19 i ndërpreu në mes të gjitha ëndrrat e saj.

Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet Familjes Jorgji, shokëve dhe shoqeve të saj për këtë humbje të madhe të vajzës dhe mikes së tyre.  Rektori i Universitetit të Tiranës. Prof. Dr. Artan Hoxha”, mbyllet mesazhi.

Jorgji ishte shtruar prej një muaji në spitali Infektiv por nuk mundi ta fitonte dot betejën me COVID-19 duke mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme. Mësohet se ajo vuante nga një nje sëmundje e njohur si autoimune lupus.

ME TE LEXUARAT