Covid-19, Manastirliu jep lajmin e rëndësishëm: 14 mijë doza në mars, do nisë vaksinimi i qytetarëve mbi 65- vjeç

Aktualitet

Covid-19, Manastirliu jep lajmin e rëndësishëm: 14 mijë doza 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga stadium “Air Albania” në krah të kryeministrit Edi Rama bëri të ditu se në javët e para të muajti mars pritet të mbërrijnë në vend 14 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Manastirliu bëri të ditur se më këto vaksina do të nisë vaksinimi i personave që janë mbi 65-vjeç.

"Sot kemi vijuar me vaksinimin e grupmoshës +80 vjeç, duke futur fashën +90 vjeçare të parën. Ndërkohë që vijojmë vaksinimin e stafeve mjekësore. Dhe në total së bashku me planifikimet sot arrijmë në mbi 13 mijë vaksinime. Tashmë ka filluar vaksinimi edhe në Korçë, në Vlorë, në Shkodër, në Elbasan, dhe në qendra të tjera.

Jemi duke u përgatitur për vaksinatorët e rinj, pra për infermierët të cilët do të kryejnë në Arenën Kombëtare trajnimin, që më pas të shpërndahen në të gjithë vendin. Janë të rinj të cilët janë përzgjedhur nga portali, por edhe studentë, dhe forcat e armatosura, për të filluar vaksinimin kapilar në momentin që do të kemi edhe vaksinat”, tha Manastirliu.

Duke i’u referuar ardhjes së dozave të tjera të vaksinës Manastirliu bëri me dije se: “Ndërkohë ne presim 15 mijë vaksina ditën e nesërme. Dhe brenda 10 ditëshit të parë 14 mijë vaksinat e Astra Zeneca nga instrumenti Covax, ku do të fillojmë vaksinimin edhe nën 65 vjeç, sigurisht me targetin e përcaktuar nga ISHP”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

ME TE LEXUARAT