Covid-19, kryeministri Rama jep lajmin: Në mars nis vaksinimi për mësuesit

Aktualitet

Covid-19, kryeministri Rama jep lajmin: Në mars nis vaksinimi për 

Në krah të ministres së Shëndetësisë, kryeminsitri Edi Rama dha lajmin se me mbërritjen e dozave në mars nga AstraZeneca, do fillojë vaksinimi dhe për mësuesit. Kryeministri thotë se vijojnë kontaktet lidhur me këtë process, por është herët për folur.

"Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve. Sfida është të garantojmë një sasi të konsiderueshme dhe të kemi lajme të mira shumë shpejt. Kontaktet janë të vazhdueshme, duket mirë por mos të flasim përpara kohe" - tha Rama.

ME TE LEXUARAT