COVID-19/ 10 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vendin tonë

Aktualitet

COVID-19/ 10 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin er Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Për fat të mirë vazhdojmë mos të kemi viktima, ndërsa rastet e reja janë 10, ndërsa 13 qytetarë janë shëruar.

Ministria vazhdon t’u bëjë apel qytetarëve që të mos e neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë dimrit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 388 testime, ka 10 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

1 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 388 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki:

6 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnje, Vlorë, Kuçovë.

Janë 115 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,532 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 388

Testime totale 2,031,228
Raste pozitive 333,243
Raste të shëruara 329,532
Raste Aktive 115
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93
Vlorë 9
Fier 9
Elbasan. 2
Durrës. 1
Berat. 1

ME TE LEXUARAT