Caktohet gjyqtari që do shqyrtojë ankimin e Arben Ahmetajt (EMRI)
Lajmifundit
/
28 Mars 2023, 17:09
Aktualitet
Dhimitër Lara do vlerësojë ligjshmërinë e kontrollit në banesë.
Gjyqtari i posaçëm i Apelit Dhimitër Lara është caktuar me short për shqyrtimin e ankimit të bërë nga ish-ministri Arben Ahmetaj, ndaj vendimit për kontrollin e banesës në pronësi të bashkëjetueses së tij.
Ende nuk është vendosur data se kur do merret në shqyrtim ankimi.
Ahmetaj pretendon se vendimi për kontrollin e banesës, kontrolli personal ndaj bashkëjetueses dhe kqyrjen e telefonit nga BKH është bërë në shkelje të ligjit.
SPAK po heton ish-ministrin për 4 akuza më e rënda ajo e pastrimit të parave.