Burrin prej kohësh në burg në Greqi, 34-vjeçarja që vdiq pas abortit ishte dhe nënë e 2 fëmijëve
Janë zbardhur detaje të reja për 34-vjeçaren që humbi jetën ditën e djeshme në maternitetin e Elbasanit, 6 orë pasi abortoi fëmijën.
Viktima është shtetasja Etleva Çullhaj, e cila banonte në lagjen “5 maji “ në Elbasan dhe ishte me origjinë nga Tirana. Ajo ishte dhe nënë e dy fëmijëve të tjerë 10 dhe 14 vjeç, ndërsa bashkëshorti i saj vuan dënimin në një nga burgjet e Greqisë.
Ajo ishte paraqitur rreth orës 12:00 dje në maternitet ku kishte kryer një procedurë aborti dhe më pas ishte larguar në banesën e saj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Por, rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, gjendja shëndetësore e saj ishte përkeqësuar dhe u transportua sërish në maternitet ku ndërroi jetë.
Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e sakta të rrethanave që sollën komplikacione tek 34-vjeçarja Etleva Çullhaj.
Për këtë rast, janë vënë në hetim dy mjekët e maternitetit të Elbasanit, shtetasit Arben Paralloi, 56 vjeç dhe Behar Gjevori, 60 vjeç, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.