EMRAT, cifti gjendet pa jetë brenda shtëpisë në Golem, policia: U asfiksuan nga gazi

Aktualitet

EMRAT, cifti gjendet pa jetë brenda shtëpisë në Golem,

Dy persona jane gjetur pa shenja jete ne nje apartament ne Golem te Kavajes. 

Policia tha se viktimat kane gjetur vdekjen nje dite me pare dhe mendohet se shkak i ngjarjes eshte asfiksia nga gazi.

Viktimat jane Mihal Jani dhe Anila Llulla.  

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pak kohe me pare po ne kete zone, ne nje hotel ne Qerret, u gjeten te vdekur kater turiste nga Rusia nderkohe qe ngjarja eshte ende ne hetime ne pisten e asfiksise.

Kavajë/ Informacion paraprak

Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit Mihal Jani, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja Anila Llulla., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT