Britania e Madhe “zbras xhepat’’, shpenzon mln paund për burgjet shqiptare

Aktualitet

Britania e Madhe “zbras xhepat’’, shpenzon mln paund për

Britania e Madhe i ka dhuruar 37 mikrobusë dhe automjete elektrike Shqipërisë që kanë kushtuar 1.5 milionë paund, si pjesë e marrëveshjes së muajit Maj për kthimin e të burgosurve shqiptarë.

Mes dy vendeve u ra dakord që 200 të burgosur në Angli e Uells të transferohen në vendin tonë për të vijuar për pjesën tjetër të dënimit. Sipas kësaj media, në këmbim qeveria britanike do të ndihmojë në “modernizimin” e sistemit të burgjeve shqiptare.

Marrëveshja pritet t’i kushtojë Ministrisë së Drejtësisë rreth 8 milionë paund gjatë dy viteve. Me këtë bashkëpunim, Britania ul kostot për të burgosurit që sipas “The Indepedent”, shkojnë deri në 40 mijë paund në vit për çdo të burgosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth 500 mijë paund do të shpenzohen për 15 automjete elektrike, ndërsa 22 mikrobusë të rinj do t’i ofrohen shërbimit të burgjeve të Shqipërisë me një kosto prej më shumë se 1 milion paund.

Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk deklaroi më herët se “publiku pret që kriminelët e huaj duhet të vuajnë dënimet e tyre jashtë shtetit, jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesit”.

Deri në fund të vitit 2022, raportohet se në burgjet e Anglisë dhe Uellsit ndodheshin 1336 shqiptarë. 17 prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm dhe pritet që të transferohen të parët drejt Shqipërisë.

 

ME TE LEXUARAT